Sako pa mëngë, luksi bizantin në veshjet e Beratit

Ku shkoi fisnikëria dhe sqima e shqiptareve duararta? Si po i mbijeton sot, artizanati dhe puna e dorës, e kuruar deri në detajet më “të padukshme”, të veshjeve popullore… “tregut”? Shqipëria e vogël, përkund histori të mëdha: trimash e luftëtarësh, zonjëzash e fisnikesh nga der’ e madhe… Asnjë pushtues, nuk e mundi shpirtin e lirë të shqiptarit, po as hijeshinë që e dallon atë, prej shumë kombeve të tjera. 

Mes përpjekjesh për të rimëkëmbur e kultivuar traditën e historinë, shkëpusim nga galeria e pamatshme e ngjyrave të Shqipërisë, një ndër veshjet më elegante, transmeton ‘konica.al’. Përgatitur nga mjeshtrit beratas, kostumet sikur ende përcjellin jehonën e luksit bizantin – veshje që tregonte shijen, elegancën dhe finesën e grave të aristokracisë beratase dhe gjetkë, që dallohej në gjithë Shqipërinë e Jugut.