Rëndësia e presjes (,) së vockël që shumëkush nuk e përfill

Rëndësia e presjes

Nga Bajram Karabolli

Të gjithë e dinë historinë e të dënuarit me vdekje, jeta e të cilit varej nga vendosja e një presjeje dhe që shpëtoi vetëm nga ajo presje.

Ndërsa shkrimtari i madh argjentinas, Hulio Kortasar (Julio Cortázar) na jep një shembull tjetër për rëndësinë e madhe të presjes:
«Nëse burri do ta dinte vërtet vlerën që ka gruaja do të ecte me duar e këmbë për ta gjetur.»

Pra në këtë fjali mungon një presje. Ku duhet vendosur?

Kortasar thotë: «Nëse ju do të ishit grua, me siguri do ta vendosnit presjen pas fjalës GRUA. Por, nëse do të ishit mashkull (vini re: mashkull, jo burrë), me siguri, presjen do ta vendosnit pas fjalës KA.»

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

KUSH DO TË NA E MBROJË SHQIPEN NGA KËTA “MODERN” BARBARË?!, NGA BAJRAM KARABOLLI

Të vrasësh gjuhën e nënës është një ndër krimet më të shëmtuara, më të neveritshme. Dhe e keqja është se tek ne nuk ka ligj për t’i ndëshkuar këta derdimenë që masakrojnë dhe e marrin nëpër këmbë gjuhën tonë të bukur. Ata vrasin fjalën shqip dhe në vend të saj vënë një fjalë të huaj. Dhe janë pikërisht ata që pushtojnë ekranet dhe mediat tona. Janë gazetarët dhe politikanët…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU