Eduard Lir (1812-1888) piktor dhe grafist anglez, erdhi në Shqipëri më 1848. Vizitoi Tiranën, Krujën, Shkodrën, Kavajën, Beratin, Himarën, Vlorën, Tepelenën e Gjirokastrën. Veprat e tij artistike për Shqipërinë kanë një vlerë të papërsëritshme artistike dhe historike por edhe një punë mjaft voluminoze që askush nuk e kishte marrë dhe nuk do ta merrte më përsipër.
Realizoi disa litografi me ngjyra dhe i botoi në librin “Journals of a lanscape painter in Albania” (Ditari i një piktori peizazhist në Shqipëri). Londër, 1851. Më 1852 botoi edhe librin “Journals of a landscape painter in Calabria” (Ditari i një piktori peizazhist në Kalabrinë e Jugut).
Me interes janë kështjellat si dëshmi historike të shek. XIX. Janë të përmendura dy tablo me ngjyra: “Mali i Tomorrit” dhe “Bregdeti i Shqipërisë”.
Eduard Lir; Mali i Tomorrit, 27 shtator 1848
Krijimtarinë e ka nisur në moshën 15-vjeçare. Në fillim u mor me vizatimin e kafshëve dhe të shpendëve, piktor në kopshtin zoologjik të Londrës ai botoi libra me vizatimet e kafshëve dhe të shpendëve, ilustrime të ndryshme etj. Pas vitit 1837 jetoi jashtë Anglisë.
Udhëtoi për të pikturuar pamje nga Italia, Shqipëria, Greqia, Palestina, Siria, Egjipti e më vonë shkoi në Indi. Në udhëtimet e tij në lindje u shoqërua nga shqiptari Gjergj Kokalli. Pas vdekjes, për Lirin janë shkruar disa dhjetëra libra qindra studime dhe artikuj, në shumë vende të botës.
Me tablotë, akuarelet, litografitë e vizatimet e tij janë hapur 17 ekspozita. Më e rëndësihsmja dhe më e plota është Ekspozita Retrospektive, që u realizua nga Akademia e Arteve në Londër më 1985. Me këtë rast u grumbulluan 6000 punime me ngjyra. Eduard Liri është një nga autorët që ka realizuar më shumë vepra për Shqipërinë.
Nga veprat më të shquara janë (ngjyra vaji në kanavacë 122 x 186 cm) “Bregdeti i Shqipërisë”, koleksion privat, Nju Xhersi, SHBA.
Disa nga veprat e tjera: “Rrugë për në Elbasan” (akuarel), “Elbasan” (akuarel), “Shkodër”, “Ura e Bahçallekut” (akuarel), Kudhës, Tepelenë dhe Vlorë (akuarel). Veprat e mësipërme ndodhen në Departamentin e Pikturës dhe të Artit grafik të Universitetit të Harvardit, transmeton ‘konica.al.
Ndërkaq në litografi Liri ka realizuar një seri vepras për qytetet shqiptare: Shkodër, Tiranën, Durrësin, Beratin etj. Eduard Lir, i ftuar nga pashallarë të ndyshmë në Jug e Veri, zbuloi që këta ishin të edukuar në mënyrë evropiane dhe flisnin mirë frëngjisht dhe anglisht.
Shënime dhe akuarele të Lirit marrë nga “Journals of a lanscape painter in Albania”:
Tirana
…Tirana është me siguri një vend që i kushton shumë rëndësi fesë. Në asnjë vend tjetër të Shqipërië nuk ka kaq shumë xhami të bukura, dhe askund nuk janë mbledhur kaq shumë dervishë të veshur më ngjyrë jeshile.
Eduard Lir; Xhamia e vjetër e Sulejmanën Pashës në Tiranë, 28 shtator 1848.
Eduard Lir; Pamje nga lumi i Lanës dhe ura e Tabakëve, Tiranë, 28 shtator 1848.
Kruja
… Përmbi qytet pamja ishte akoma më madhështore e megjithëse shumë banorë erdhën e u ulën afër meje, asnjëri nga ata nuk më bezdisi dhe arrita të bëj dallimin midis këtyre njerzve të edukuar mirë dhe njerëzve të vrazhdë të Tiranës dhe Elbasanit.
Në orën 11 u ktheva tek Ali Beu… Rutina e darkës ishte si më poshtë: 10 shërbyes, të veshur me veshje shqiptare, erdhën menjëherë sikur të ishin në një balet opere. Njëri nga ata vuri një stol në tokë përmbys, si për të thënë që nuk duhej ulur mbi të; të tjerë vendosën një pjatë të madhe kallaji ose prej një metali të ngjashëm, me një lugë e copa buke për secilin mysafir…
Eduard Lir; Pamje nga fortesa e Krujës, 30 shtator 1848.
Shkodra
Shqiptarët e Shkodrës kanë një reputacion për një egërsi dhe turbulli të tepruar dhe, për të thënë të vërtetën, toleranca e tyre nuk e përgenjështron këtë raport. Ndërsa popullsia Kristiano-Latine, duket aq e turpshme sa edhe civile.
Kudo grupet e ndyshme karrove me buaj dhe të fshatarëve, ose të gegëve të veshur me të kuqe vezulluese të ulur në tokë, dukeshin gjithë interes; por popullsia e dobët ( e pakët) e një vendi kaq të gjerë Shkodra është shumë e dukshme, dhe është një kontrast në Manastirin e gjallë e të lulëzuar.
Eduard Lir; Pamje nga Shkodra. Shkodranë duke pirë duhan në brigjet e lumit Drin. Mbrapa kalaja e Shkodrës dhe një xhamia e vitit 1773, 4 tetor 1848.
Eduard Lir; Pamje nga kalaja e Shkodrës, 4 tetor 1848.
Durrës
Zbrita poshtë në qytet duke hyrë nga dyert e duke shëtitur në rrugën e vetme moderne të Durrësit, e cila zinte të tërë tokën e ngushtë e vazhdonte deri në det duke përfunduar në një mol. Shtëpitë këtu janë më të rregullta sesa në brendësi të Greqisë. Pazari ishte si zakonisht pjesërisht mbuluar me hardhi.
Eduard Lir; Muret e Durrësit, 11 tetor 1848.
Eduard Lir; Pamje nga gjiri i Durrësit, 11 tetor 1848.
Berati
…Ngela menjëhërë mahnitur nga ndryshimi total i kostumeve në këtë zonë, që ishte ajo e toskëve. Në vend të fustaneve të kuqërrëmta, veshjeve të ndezura, meleqeve të zeza, dhe fundeve të shkurtra të gegërisë.
Këtu çdo gjë është e bardhë, ose prej stofe të leshtë gri, me fustanella të gjata me pala, ndërsa pjesa dërmuese në vend të qelesheve të kuqe mbante kapele (kasketa) të bardha.
Përtej pazarit, i cili ishte i madh e i furnizuar mirë, ndodhet një hapësirë e madhe afër lumit, nga ku pamja e errët e Beratit, qytetit e kështjellës janë vërtet të mahnitshme.
Eduard Lir; Pamje nga Berati, mbrapa fortesa dhe ura e Goricës, 15 tetor 1848.
Eduard Lir; Kkostumet e Beratit, 15 tetor 1848.
Himara
Shtëpitë e Himarës janë të gjitha prej guri të zi, e të krijojnë përshtypjen se kanë parë ditë më të bukura. Populli i Himarës është i tëri me origjinë greke dhe flet romanisht (greqishte e re) megjithëse ata që rastisa nëpër qytet kur kalova ishin kristianë, janë të tërë shqiptarë me përjshtim të pak familjve si ajo e Kasnecit. Himariotët e këtij vendi deklarojnë se qyteti mban gjurmë arkeologjike të rreth 62 kishave.
Janë rreth 15 ose 16 në pjesën e poshtme të shkëmbit, por të gjitha në gjëndje të shkatrruar dhe pamja e Ekonomos të Himarës është në përputhje të plotë me atë të ndërtesave native të kishës.
Eduard Lir; Pamje e perëndimit të diellit në Himarë, 24 tetor 1848.
Vlora dhe Zvërneci
Shtrihet në një pushim ose në gjirin e maleve, të cilat këtu lënë një hapësirë të nivelit prej dy ose më shumë milje në mes të bazës së tyre dhe detit. Qyteti është ndërtuar në pjesën më të madhe në këmbët e një shkëmbi, por anët janë të mbushura me shtëpi; Dhe në dy brirët e këtij amfiteatri natyror qëndrojnë shumë varre të dukshme dervishësh , të rrethuar nga pemët e selvi.
Prej këtu syri shikon poshtë, në Vlorë, në kopshtin e saj të pemëve të ullinjve, ndërtesat kryesore të saj, pallatin e mirë të Beut të ndjerë dhe disa xhami të mira, të cilat dalin në lehtësira të bukura nga rrafshi i gjerë i kripës dhe gji përtej.
…Pelikanët… frekuentonin më shumë gjirin rreth e rrotull Vlorës, ata rritshin në këtë gji shkëmbor.
Eduard Lir; Pamje nga Vlora, 22 tetor 1848.
Eduard Lir; Pelikanë pranë Zvërncit, 29 tetor 1848.
Tepelena
…Që përfaqëson pallatin e shkatërruar të Aliut… Ishte e pamundur të mos qëndroje në këtë vend e të mos humbisje në mendime në imazhe të tilla dhe të gjithapamjet që pashë në pallatin e Ali Pashës në Tepelenë do të mbeten të gjalla në mendjen time.
Eduard Lir ; Fortesa e Tepelenës në lumin Vjosë, 31 tetor 1848.
Gjirokastra
…Shtëpitë në këtë vend të veçantë kanë një pamje më të pavarur, të vendosura aty e këtu, qëndrojnë mbi shkëmbinj e humnera ose në nivele të izoluara, ose platforma toke, çdo kush e stolisur dhe e zbardhur me gëlqere dhe me pikturë arabe që i jep gjithë ndërtesës një pamje të këndshme ngjyrash.
Gjirokastra