Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, Sigurimi i Shtetit, kapi dhe pushkatoi pa gjyq katër të rinj nga Korça, të cilët kishin tentuar të arratiseshin.
Ata u vranë pasi u larguan nga hoteli në Ersekë ku po qëndronin bashkë me shokët e tjerë nga Erseka. Plani i tyre ishte që ata të drejtoheshin në kufi me Greqinë për t’i shpëtuar ferrit komunist. Kishin planifikuar të kalonin kufirin në afëri të postën kufitare të Rehovës. Por ata nuk ia dolën dhe u qëlluan nga njësiti i postës kufitare duke mbetur të vrarë në vënd: Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç, Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç, Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç, Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç.
U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.
Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste./kujto.al