Rudina Papajani: Më lër vetëm
Më lër vetëm,
që rrugën ta hap,
aty ku lumi lë vija ndarëse,
në dheun e kuq apo të zi.
Më lër të dehem,
edhe kur një kristal drite,
gjen rrugën e ngushtë,
e vjen pa leje drejt shpirtit tim,
e lutet si hardhi,
të çaj mes përmes,
gjakun në venat e mi.
Më lër vetëm pak,
të zhvishem e të rrëfej një dashuri…