Salla e proceseve speciale të gjykimeve, ja prej nga u dhanë dëbimet me pushkatim

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet 1975-1983 në mjediset e burgut të sigurisë së lartë, pra të Repartit nr.313 në Tiranë, u përshtat një sallë gjyqi. Të gjitha proceset kishin karakter special dhe ishin në një shkallë gjykimi. Në vitin 1983, ballina e sallës u përmirësua me mobilim të ri, por më pas nuk pati procese të ngjashme si këto që përmenden më poshtë.

-Më 25 tetor deri më 5 nëntor 1975, procesi ndaj “grupit të ushtrisë”, drejtuar nga gjykatësja Eleni Selenica, pas së cilit u pushkatuan: Beqir Balluku, Hito Çako dhe Petrit Dume.

-Më 11-17 qershor 1976, procesi ndaj “grupit të naftës”, drejtuar nga gjykatësi Aranit Çela, pas së cilit u pushkatuan: Koço Plaku dhe Milto Gjikopulli.

-Më 29-31 mars 1977, procesi ndaj “grupit të kulturës”, drejtuar nga gjykatësja Eleni Selenica, pas së cilit u dënuan: Fadil Paçrami dhe Dashnor Mamaqi.

-Më 3-17 maj 1977, procesi ndaj “grupit të natës”, drejtuar nga gjykatësi Aranit Çela, pas së cilit u pushkatuan: Koço Theodhosi e Abdyl Këllezi.

-Më 22 gusht deri më 5 shtator 1983, drejtuar nga gjykatësi Aranit Çela, pas së cilit u pushkatuan: Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini.