Sot u përurua skulptura “Leximi dhe shëndeti mendor” në sheshin “Nëna Terezë”, pranë Kino “ABC” dhe MKRS, punuar nga skulptori Butrint Morina.
Skulptura që në vete ngërthen trurin dhe librin përmban edhe disa nga rezultatet kryesore të raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit aktiv në mirëqenien psikologjike dhe intelegjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës” që u publikua javën që kaloi.
Kjo ngjarje shënoi përfundimin e projektit të organizatës ETEA, Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe CSAY “Ndikimi i të lexuarit në shëndetin mendor të fëmijëve” që u përkrah nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Institute for Development Policy (INDEP) me burim financiar nga European Union Kosovo, gjithashtu edhe me përkrahjen e Komuna e Prishtinës./ ObserverKult