“Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me suksesin e Gjon Milit në Hollywood, fotografi shqiptaro-amerikan me famë botërore, të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar.
Të çudisësh Hollywoodin nuk është e lehtë. As ta emocionosh ose ta befasosh. Duhet një lloj dhuratë qiellore për ta bërë një amerikan të lëshojë një “oh!” që shpreh habi.
Duke përdorur një proces që na duket relativisht i thjeshtë, fotografi shqiptar Gjon Mili arritkëtë rezultat.
Publikoi në një revistë amerikane fotot që ne riprodhojmë këtu. Ai provokoi në qarqet kinematografike të Hollywoodit reagime shumë të gjalla kurioziteti.
Si u realizuan këto foto?
Gjon Mili ishte inxhinier dhe fotograf. Thjesht përdori “flashin – blicin”, që është një shpërthim drite i çastit.
Një sistem i shpikjes së tij shkaktoi hapjen e qepenës së aparatit sa herë që shfaqej një dritë. Kjo i lejoi atij të ndajë në një sasi të madhe lëvizjesh .
Për ta bërë demonstrimin e procesit të tij më spektakolar, fotografi shqiptar Gjon Mili u kërkoi yjeve më të mëdhenj të Hollywoodit që të pozonin për të. Dhe zbërthimi i çuditshëm i lëvizjeve që ata bënë para aparatit të tij na lejon të ndjekim në një mënyrë më të vëmendshme sesa në kinema larminë e shprehjeve që një fytyrë mund të marrë në një kohë e cila matet në të dhjetat e sekondës.
Ky proces mund të kryejë shërbime të mëdha për kërcimtarët që të studiojnë lëvizjet, dhe për krijuesit e filmave vizatimorë.
ObserverKult
—————————–
Lexo edhe: