Arjola Zadrima: Du me më dashtë veç ti…

arjola zadrima me t'dashtë

Më dashuro,
edhe kur më duket sikur nuk e kuptoj,
kur humbas mrenda heshtjes teme
e nuk du të më avitesh,
kur grricem, gaboj
qaj apo nxjerr thonjtë si micë e egër.

Më dashuro sot mbasdite, në darkë vonë,
nesër,
hapë ditën me mu.
Ani pse jam e çmendun , një pijanece nervoze
e mërzitshme,
e ti drejtoj tanë fajet e botës.

Më dashuro,
kur rrudhat të duken në fytyrën rrahun prej viteve,
kur strukem qosheve të jetës,
e mbart nji mal me dhimbje.

Më dashuro edhe pse nuk më kupton,
sepse unë jam një dreq e gjysëm grue,
një përrue i çmendun,
që ti zhgulë degët e shpirtit,
më dashuro pse unë nuk due me më dashtë
kërkush tjetër,
ndaj eci me nji kalë vetmi,
së për herë të parë në jetë,
du me më dashtë veç ti…
A ndin?