Një opera në Madrid është ndërprerë pasi anëtarët e saj protestuan rreth shqetësimeve se salla është mbushur plot me njerëz.
Sipas tyre, s’pati fare distancë sociale, pavarësisht thirrjeve paraprake.
CNN raporton se opera në kryeqytetin e Spanjës u detyrua të anulohet edhe pse aty kishte për t’u shfaqur Giuseppe Verdi me “Un ballo in maschera”.
Një grup protestuesish bënë thirrje të anulohet shfaqja sepse publiku ishte stërmbushur dhe nuk po respektoheshin masat, transmeton ‘koha.net’.
Policia ka qenë prezente në vendgjarje.