Ti hyre e rrije në mëdyshje
aty në prag të derës,
siç hyn një çast një dallëndyshe
mes dimrit dhe pranverës.
E ndërsa heshtnim sy ndër sy,
as ngeshëm e as ngutur,
të qe shkpositur kopsa ty,
apo të ish këputur?
Se kur vështroja përmbi gjinj,
herë shtrembër e herë drejt,
s’di ç’nomatisa me gishtrinj
e të shkopsita krejt.