Dekorimi i Avni Rustemit nga Presidenti i Republikës me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, me motivacionin “për aktin e tij të lartë patriotik që kreu 100 vite më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë̈, e të sovranitetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”, ka ngjallur reagime.
Mirela Bogdani, shoqata “Tirona Intellectum” deklaron se në dekorim ka terma komunist dhe se ‘asgjësimi’ ishte akt terrorist. Bogdani e cilëson Avni Rustemin killet me pagesë dhe thotë se dekorimi promovon vrasjen.
Krejt ndryshe e sheh çështjen historiani Pëllumb Xhufi, për të cilin, ai që komuniteti e sheh si killer me pagesë, është patriot.
“Unë e miratoj dekorimin e dedikimin që i bëri presidenti. Avni Rustemi idealist, ndërsa Esati njeri i kulisave”. Xhufi gjykon se për të kuptuar Avni Rustemin, duhet ditur se kush ishte Esat Pasha për çka përmend faktin që varri i Esat Pashës është në varrezat e serbëve dhe nderohet nga ministrat serbë.
Prej vitesh, qasja ndaj Esat Pashë Toptanit, ka qenë e ndryshme. Aktet e tij, që qenë cilësuar si tradhti, janë rrekur të shpjegohen, ndonëse për të, mendimet nuk janë unifikuar kurre.
“Esat Toptani nuk është tradhtar siç̧ e tregon historiografia komuniste dhe Avni Rustemi nuk është hero, madje vrasja e Esatit pre tij, është një njollë”, thotë Mirela Bogdani, kryetare e Shoqatës “Tirona Intelectum”.
Për Pëllumb Xhufin, situata në të cilën, Rustemi ndërmori aktin ekstrem, ishte tejet komplekse.
“Kur u krye atentanti, Esati po i bente gjëmën vendit në Paris. Esati kishte cunguar vendin dhe kishte unifikuar me serbët” doganat e përfaqësitë diplomatike”, thotë historiani.
Ato që janë qëndrimet e historianëve, nga kryetarja “Tirona Intelectum”, shihen si këndvështrime komuniste.
Për Xhufin, Esat Pasha ndërsa gjendej në Paris po organizonte një kryengritje në Shqipëri që do te rrëzonte qeverinë e Lushnjës, që t’i hapte udhë, planin të tij me serbët.
Por si mund te lexohet sot, politikisht, një akt i tille në një luftë që përtej kufijve të shtetit shqiptar, ishte edhe përplasje politike?
Për Bogdanin, motivacioni është skandaloz, ndërsa për Xhufin, eliminimi është një formë ekstreme e luftës politike.
Xhufi i ndan kohët me njëra-tjetrën, kur është fjala për mesazhin qe jep sot dekorimi i Avni Rustemit për një vrasje në ditët tona.
“Avniu djalë i mësuar, ndërsa Esati njihte vetëm paranë”, thotë historiani.
Ndonëse vrasja e pashait ishte e 100 viteve më parë, siç thote Xhufi, paralelizmat nuk mungojnë.
Për Bogdanin, dekorimi i Avni Rustemit për vrasjen e Esat Pashës, jep mesazhin e pushkës për kundërshtarin.
Megjithëse historia e këtyre dekadave i ka trajtuar këto të dhëna për dy figurat historike, dasitë e dy qëndrimeve janë kryekëput të ndryshme, deri në kërkesën për heqjen e përmendores për Avni Rustemin.
Bogdani thotë se shoqata e saj, kërkon të hiqet busti i Avni Rustemit, ndërsa Xhufi, shprehet se tiranasit duhet të gjejnë referencë tjetër, jo Esatin, pasi mes Toptanasve, ka pasur shumë patriotë madje Esati, është eksepsion.
Kur pyetet për termin “asgjësimin e armikut të brendshëm” si motivacion dekorate, Xhufi, thotë se në luftë gjërat janë më të thjeshta.
Megjithë këtë, dekorimi për një vrasje per Xhufin nuk promovon vrasjen e kundërshtarit sot.
“Dekorimi i Avni Rustemin nuk promovon vrasjen. “Shqipëria sot ka integritet, veç kur e shesin…”, thotë Xhufi.
As për Avni Rustemin as per Esat Pashën, nuk duket të ketë një mendim të unifikuar se afërmi. Liria na jep të drejtën të mendojmë ndryshe edhe kur dasitë janë mbi heronj e tradhtarë.