“Kam një brengë që shpirtin ma fundos…”, Leka Sefla lexon Eseninin
Fshehur vetes zemra më s’më mban, Kam një brengë që shpirtin ma fundos. Pse jam njohur vallë si sharlatan? Pse jam njohur vallë si skandaloz?
S’jam bandit dhe pyllit s’kam grabitur, Me të varfrit skutash s’jam përleshur, S’jam veç endacak që bredh për ditë, Dhe i përcjell fytyrat duke qeshur.
Jam çapkën i rrugëve moskovite Dhe i gjithë rajonit të Tverskoit, Ku çdo qen që n’ato anë vërtitet, Hapin tim shumë lehtë mund ta dallojë.
Edhe kali kur më del përpara, Më tund kokën, heshtur përshëndet. Un’ për shtazët jam një mik i mbarë, Vargu im i ngjall, u jep shëndet.
Jo për femrat shkoj në pijetore- Ky pasion për mua ësht’i huaj- Dhe në bie në grackë femërore, Vetëm pse mërzin’ kërkoj të shuaj.
Midis njerëzve nuk jam i lirë, Tjetër mbretërie i jam falë, Jam gati gravatën më të mirë, T’ja var kalit që më par’ të dal.
Dhe tashti më zemra nuk më qan, Dhe tashti kjo zemër prapë po loz, Ja pse njihem un’ si sharlatan, Ja pse njihem un si skandaloz.