Hubbard: Një mik është dikush që i din të gjitha për ty dhe ende ju don

me puthje

ObserverKult ua sjell disa thënie të autorëve të ndryshëm:

Vetëm për shkak të budallallëkut të tyre, ata janë kaq të sigurtë në vetëvete./ Franz Kafka

Mbi të gjitha, mos e gënjeni veten. Njeriu që e gënjen veten dhe i dëgjon gënjeshtrat e veta, vjen në një pikë në të cilën nuk mund ta dalloj të vërtetën brenda vetës, ose përreth vetes dhe kështu ai e humb të gjithë respektin për veten dhe për të tjerët, duke mos pasur respekt ai pushon së dashuruari./ Fjodor Dostojevski

Njeriu që ka të drejtë është shumicë. Ai i cili në anën e tij ka Zotin dhe ndërgjegjen, e ka shumicën kundër tij./ Frederic Douglass

Një mik është dikush që i din të gjitha për ty dhe ende ju don./ Elbert Hubbard

Mënyra më e mirë për ta korruptuar një të ri është ta mësosh atë ti vlerësojë më shumë ata që mendojnë njësojë se sa ata që mendojnë ndryshe./ Friedrich Nietzsche

ObserverKult