Ajo sapo është vlerësuar “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Zhuliana Jorganxhi vazhdon të mbetet edhe pas më shumë se 50 vitesh, një nga emrat më të rëndësishëm të shkollës shqiptare të këngës dhe të poezisë.
Padyshim ajo është mjeshtre e fjalës së gdhendur në varg, uragan i fuqishëm i simbolikës dhe e metaforës në këngën shqipe, lirikja dhe frymëzuesja që me kumtin e saj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve edhe përtej kufirit.
Për shumëkënd ajo është mbretëresha e teksteve më të bukura të këngëve me mesazhin e dhimbjes e dashurisë njerëzore, të zbukuruara me vargje lirike që ngjallin zemrat e shërojnë shpirtrat. Poetja Zhuliana Jorganxhi ishte e ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” ku rrëfeu rrugëtimin e saj njerëzor e krijues në një bashkëbisedim me moderatoren Anila Çela. Aktiviteti i saj letrar nisi në moshë të hershme dhe poezitë e saj shohin dritën e botimit kur ajo ishte vetëm 17-vjeç.
“Faleminderit për ftesën Anila, sa i takon çmimit më mirë vonë sesa kurrë. Këtë periudhë kam takuar miqtë, ka qenë një lumturi e brendshme e imja, falënderoj zotin Ilir Cunami, i ka dhënë formën këtij libri, zoti Henri Cili financoi dhe mundësoi botimin e tij. Falenderoj Presidentin Ilir Meta për titullin e madh që më dha ashtu edhe kryetarin e bashkisë së Tiranës Veliaj, atje më dhuruan medaljen e mirënjohjes. Do kthehem në Trieste e mbushur plotë. Vite më parë kunati im Kostandin Leka më tha të mblidhja tekstet, kam bërë më mijëra tekste por kanë qenë të shpërndara, aktiviteti im ka qenë pafund por nuk i mbaja mend. Largimi nga Shqipëria nuk mora arkivin, RTSH nuk ka ruajtur tekstet që për çdo aktivitet kanë kaluar në duart e mia. Unë kisha dosje me tre kopje me gjithë programet, janë zhdukur kjo ishte historia e këngës, ndoshta ka mbetur diçka por unë mësova që asgjë nuk ka mbetur.
I kam mbledhur vite më parë tekstet por nuk pata mundësi t’i botoja. Ilir Cumani më nxitri ti mblidhja tekstet dhe me opinionet e mbi 100 emrave ata kanë dhën përshtypje për krijimtarinë time, unë ja dedikoj Ilir Cumanit gjithë këtë punën time. Unë do të nisem të dielën në Trieste, qëndrova pak për shkak të pandemisë, kam frikë se kur të kthehem do futem në karantinë, do ta përballoj mjafton të kemi shëndetin. Ka qenë vit i vështirë ky kam humbur njeriun më të shtrenjtë, motrën, unë kam jetuar me motrën time pasi humba kunatin para 7 vitesh, këtë vit iku gjysma ime më e mirë, më e talentuar, ajo shkëlqente, ajo ishte mbretëreshë e belkantos ajo nuk shkëlqeu vetëm këtu në Shqipëri por edhe në Itali ka kënduar 10 vjet në teatrin e operës së Triestes, jepte dhe mësim. Jeta ime në Triste është krijimtaria këtë e kam të lidhur me tekstet e këngëve, më është kërkuar nga kompozituar dhe të rinjtë, nuk i përzgjedh, kompozitorët kanë ardhur tek unë, edhe një i ri p.sh përmes facebookut unë ia kam bërë me gjithë zemër. Ardit Gjebrea më telefonoi vite më parë, kishte ndodhur eksodi i viteve ’90”
“Deti u bë mal me njerëz dhe toka det me lot” këtë varg e kam krijuar e frymëzuar nga pamja e anijeve me shqiptarë gjatë eksodit. Është këngë e bukur kjo. Jam e lumtur për gjithë bashkëpunimet e mia ndër vite. Kënga e Eranda Libohovës “Kthehu për veten, për mua” ka histori, i dërgova një tekst këngë por ishte tekst dashurie. Më tha kompozitori Gazmendi që është problem droga në gjimnaz se kishte dhe djalin në gjimnaz, për 1 ore e pak e përfunduam tekstin.. Si këngë kjo mbeti pa çmim, por ndodh që ato që nuk kanë çmim mbeten tek publiku, psh kënga ime që e këndoi Luan Zhegu doli me një fytyrë që këndonte nga zori, këngët gjykohen nga publiku. Ne mund të këmi punuar brezi ynë në një trysni por kemi punuar me pasion të jashtëzakonshëm pasi mendoni për një varg jemi paguar 10 lekë të vjetra për varg, bashkëpunimi poet, kompozitor, orkestrues dhe këngëtari ka qenë i jashtëzakonshëm”,-u shpreh zonja Jorganxhi në emisionin “Rrugëtim me Anilën”./(kohajone)