I ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” këngëtari Redon Makashi tha për herë të parë se së bashku me Aleksandër Gjokën dhe Elton Dedën po përgatisin një album të ri.
Redon Makashi foli në studio edhe edhe për projektet e tij personale. Këngëtari i 17 hiteve tha se vitet për të nuk janë fare problem, për shpirtin e lirë të artistit.
“Ne çdo vit kemi dhënë koncert në amfiteatër, disa djem kishin organizuar edhe këtë koncert, reklama ishte vetëm 3 ditë për koncertin, ne për dy ditë e gjysmë ne patëm publik të madh aq sa mbetën disa jashtë, ishte dhe ftohtë, ne ndjemë që publiku na donte të qëndronim, ne shtuam disa këngë të tjera, nga 45 minuta ne kënduam 1 orë e gjysmë përtej parashikimit, Sandri u ul se u lodh, na kishte munguar kaq shumë, si ëndërr e keqe kjo që po na ndodh, ne jemi në një situatë të çuditshme për ne artistët është kaq vrasëse, ata që janë në zyra e kalojnë por ne punën e kemi me publikun. Unë aktualisht punoj në punë shteti por më mungon shumë skena. U mësoj kitarën fëmijëve, jam në pritje se çfarë do ndodhi, Sandri dhe Eltoni janë papunë për ta është dyfish më e vështirë. Viti i Ri do jetë skandal, më në fund do ta festoj në shtëpi, se mbaj mend që e kam festuar ndonjëherë në shtëpi që nga viti 1994 nuk e festoj në shtëpi. Tani nuk besoj se do organizohen aktivitete ne amfiteatër, ne kemi në plan do të bëjmë në album, ne shkuam diku në Voskopjë në shtëpinë e një deputeti, punuam për një album, ndoshta shkojmë sërish se atje vetëm cicërima zogjsh ka.
Puna ka filluar janë piketuar këngët do punojmë me tekstet, orkestrimet dhe do t’i inçizojmë në Greqi, ne duam që të bëjmë një koncert me këngë të reja. Nga fillimi i pandemisë kemi përjetuar frikë të madhe, si horror, ishte fillim i vështirë, as për muzikë nuk mendoja, në verë sikur u mësuam, por në fillim ishte ideja që nuk e besonim dot, kam marrë vësh për shumë raste të renda këto kohë, duhet të kujdesemi dhe të ruhemi. Maskën e mbaj kur duhet, jemi ambientuar por puna është që kjo situatë të përfundojë. Ky koncert i fundit na dha forcë që të punojmë për albumin. Shikoj që edhe lajmet për mua nuk janë aq pozitive, jeta ime është shumë e mbledhur në fakt, unë dëgjoj nga të tjerët fjalë për mua psh fakti që nuk jam i martuar, kjo më ka sjellë keqkuptime kam dëgjuar që kam fëmijë, që pi drogë, që pi alkool. Nuk janë të vërteta fare këto që dëgjoj për veten. Me rrjetet sociale nuk i kam mirë punët, nuk jam i dhënë, nuk jam i interesuar e as më tërheq. Vetëm vendos ndonjë njoftim koncerti. Kur kam ndonjë punë unë e publikoj, jeta ime nuk ka ndonjë gjë për t’u ekspozuar, dita ime nuk ka ndonjë gjë për të treguar. Unë rrjetet sociale i përdor për aktivitetet jo për jetën time private, çdo gjë e mbaj të mbyllur. Edhe në intervista u them aman mos më pyesni kur do martohesh! Është kaq e mërzitshme dhe e parashikuar si pyetje që ma bëjnë. Kam një plan edhe për të publikuar një video klip të ri. Ishte një këngë e mbetur në sirtar, materiali ishte funky jo baladë, sa e mbaruam ra pandemia, tani duam ta bëj klip, për disa muaj do ta publikoj. Më shumë funksionon një këngë sesa një album, videoklipi ecën sot, edhe një këngë koti non stop ecën, ana vizuale tani klikohet më shumë, por ne i kushtojmë rëndësi më shumë muzikës.
Unë shikoj shumë që të sjell diçka të veçantë, ka djem të ri por nuk ma mbushin sytë. Edhe këta të rinjtë duan eksperiencë. Problemi është se këtu klipet i bëjnë njerëz jo profesionist, duhet një grup pune. Këngët tona të vjetra nuk kanë një klip, është shumë keq në fakt, publiku i shikon në skenën e festivaleve të vitit 1994. Unë kam disa klipe, por Sandri nuk ka asnjë klip të këngëve të tij më të famshme. Jemi promovuar pa patur fare klipe. Ne kemi audiencë të veçantë ne kemi ekzistuar përmes krijimtarisë së mirë. Unë kam shumë materiale edhe sot, ana ime më e fortë është se nuk kam fare frikë nga koha, kur ulem dua të bëj diçka të mirë, kur ne na del një këngë e re njerëzit janë me veshët katër. Nuk duhet t’i zhgënjejmë fare ata dhe nuk e bëjmë”,-tha Redon Makashi./BW