Ali Pasha është një figurat më kontradiktore të shek. XIX. Ai u vlerësua nga Hygoi, Dumas etj. U quajt kolos, u quajt Napoleon i dytë por në të njëjtën ishte një burrë i pamëshirshëm, një gjakatar në orientin që ishte në dekadencë.
Një vlerësim tjetër për Ali Pashën na vjen po nga një francez, i magjepsur nga personaliteti i tij jo i zakontë. Honore de Balzak (1799-1850), do të shkruante plot adhurim për këtë figurë të Orientit i cili ishte i vetmi që po ngrente krye ndaj Portës së Lartë.
Trillon një histori tepër mbresëlënëse
Honore de Balzak ishte një shkrimtar francez dhe autor i mbi 30 novelave dhe i 5 pjesëve teatrore, me kryeveprën “Komedia njerëzore”, ku janë përfshirë rreth 95 romane, transmeton ‘konica.al’.
Ndërsa në veprën “Një fillim jete” nëpërmjet personazhit Zhorzh, trillon një histori tepër mbresëlënëse, dëshmitar i jetës pranë sundimtarit të Pashallëkut të Janinës Ali Pashait, duke dhënë situata thuajse të vërteta njohëse për mjedisin, njerëzit dhe ngjarjet.
…Aliu deshte, që thoni ju, të më vinte në krye kudo…
“… Në atë kohë- vijoi Zhorzhi- Aliut të Tepelenës i duhej t’u shpëtonte kthetrave të Shosreu Pashës, një pisqollë e vërtetë! Këu ju e keni quajtur Shoref, por emri i tij i vërtetë në turqisht shqiptohet Kosërë!
Ndofta ju ka qëlluar të lexonit në atë kohë nëpër gazeta se si \aliu u dha një dru të mirë Shosreut, taman dajak. Po, në fakt pa mua, Aliu i Tepelenës do t ish djegur e përcëlluar me kohë.
Unë udhëhiqja krahun e djathtë dhe veç kur shoh Shosreun, dhelpër plakë, të depërtojë fill në qëndër… ç’të depërtuar, me një manovër të hatashme, si ato të Muratit!
“…Pse u puthkan në Orient?-tha konti i Serizisë me pamje qesënditëse.
– Po zotëri- ia priti piktori, puthen që ç’ke me të, kudo.
– E kështu pra! E tërhoqëm Shosreun nja tridhjetë lega në thellësi…
Mu si në gjueti! –vijoi Zhorzhi- Janë kalorës të përsosur turqit. Aliu ç’nuk më dha: jataganë, dyfeqe, kordha…
…Aliu deshte, që thoni ju, të më vinte në krye kudo, të më bënte bile edhe trashigimtarin e vet. Po mua më kish ardhur në majë të hundës me atë jetë; sepse, në fund të fundit, Aliu i Tepelenës është në konflikt me Portën.
Prandaj edhe unë, e shihja me vend të merrja drejtimin për nga porta e të dilja jashtë. Pr, hakun, ama, s’duhet t’ia hazotërisë së Tepelenës.
Se, në fakt, më dëndi me dhurata: diamante, sa të duash, 10.000 galera, 1.000 verdhushka, një greke të bukur për shërbëtore, një arnaut të vogël për shoqëri, dhe një kalë arab.
Kishte mjekrën më të bukur borë të bardhë…
Eh, Ali Pasha i Janinës është njeri që hajt ta marrësh vesh! Duhet historian që të flasë për të.
Vetëm në Orient, ka shpirtra të tillë gur e shkruar gurit, që njëzet vjet të tëra bëjnë gjithçka për të vënë në vend një fyerje që u është bërë një ditë të bukur.
Pale që kishte mjekrën më të bukur borë të bardhë që s’është parë ndonjëherë, në atë fytyrë të ashpër dhe të sertë…”
Një fillim jete. Studim i dokeve. Libri i parë. Skena nga jeta private. Paris 1842.
———————————–
Lexo edhe:
Ku fshihej fuqia e jashtëzakonshme e Ali Pashë Janinës?
ObserverKult