Fotot e arkivit italian “Luce” dëshmojnë ceremoninë e rivarrimit të Frashërit në Tiranë në vitin 1940.
Pas ceremonisë së zhvilluar në vitin 1937 kur eshtrat e poetit u sollën nga Stambolli për t’u rivarrosur në Tiranë, italianët vendosin vendosin t’i ndërtojnë një varr monumental e si rrjedhojë i riorganizojnë një ceremoni tjetër në 1940 që dëshmohet nga këto foto, transmeton ‘lapsi.al’.
Të njëjtën praktikë do të ndiqnin edhe komunistët të cilët do të organizonin edhe dy ceremoni të tjera rivarrimi; herën e parë për ta vendosur në lulishten pranë kryeministrisë e herën e dytë për ta vendosur pranë dy vëllezërve të tij.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇFARË U THA NAIM FRASHËRI PARA SE TË VDISTE DY STUDENTËVE NË STAMBOLL?
Me vështrim të përhumbur, gati qortues, e dhembshurinë që i lexohet në portret, “Naim Frashëri” ritakohet me dashamirësit në Muzeun Historik të Shqipërisë në kohë pandemie.
Klasi i kësaj figure kyçe të Rilindjes Kombëtare, më shumë se në papijonin e skalitur në bustin e Paskalit, endet përmes veprash të tij që “pushtojnë” muret e Muzeut.
120 vite pas ndarjes së parakohshme nga jeta në moshën 54-vjeçare, poeti kujtohet përmes botimeve të tij origjinale si “Lulet e verës”, “Histori e Shqipërisë”, “Histori e Skënderbeut”, “Mësonjtoret e para” etj., si dhe ato që të tjerë shkruajtën rreth tij.
Qindra shkrime, ese, libra, pamflete, që paraprihen nga artikujt e titujt e veprave që poliedriku Moikom Zeqo i dedikoi ndër vite, plotësojnë tablonë e një ekspozite modeste, të titulluar “Ti Shqipëri më jep nder”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult