S’dua të të harroj, e dashur
as të ndez të tjera poezi:
ja, xixëllonjë e mprehtë prej kopertine
ëmbëlsisht poezia të pyet
mjaftonte një përkëdhelje e kotë
për të rrëkëllyer botën.
Shtriga sekrete që na ka parë
ka rrëmbyer lakuriqësinë e tmerrit,
ajo që i zë të gjithë dashnorët
mbështjellë në krahët e gëzimit.
Përktheu: Aqif Hysa
———————————
LEXO EDHE: NJË LIBËR PËR DASHURINË, ALDA MERINI DHE VARGJET QË E SHPËTONIN NGA SKUTAT E ERRËTA TË MENDJES
Ajo ka si gjuhë të saj artistike vargjet gegërisht. Ledia Dushi shkruan kështu e lexuesi shqiptar nuk e ka vështirë ta imagjinojë poezinë e saj me muzikalitetin e gegërishtes. Por, edhe Alda Merinin, përkthyesja Ledia Dushi na e sjell kështu.
Ky vëllim poetik i flet dashurisë dhe fuqisë që ka ajo për ta bërë jetën më të bukur. Ndonëse Alda Merini, një nga autoret më të dashura italiane, kaloi jo pak sfida mentale në spitalet psikiatrike. Ajo deklaroi se dashuria shprehur me forcën e poezisë e shpëtoi atë nga skutat e çmendurisë së vetëdijes.
Botimi i poezive të bukura të Alda Merinit, vjen si një libër i kuruar që nga kopertina që ofron një prekje të butë e deri te ilustrimet e Zamfira Hetës që shoqërojnë poezitë.
Një poezi e Alda Merinit mund të dhurohet në internet, por një libër mbushur me vargje për dashurinë, është një dhuratë që mund t’ia bëni vetë dashurisë.