Letër dashurie nga Georgia O’Keeffe për Alfred Stieglitz:
“I dashur, trupi im është çmendur duke të kërkuar ty. Nëse nuk vjen nesër, nuk e di se si do të mund të pres më tepër për ty.
Pyes veten nëse trupi yt e dëshiron trupin tim, po aq sa unë e dëshiroj trupin tënd aq pranë, saqë lëndohem kur ti largohesh”.
ObserverKult
—————————————————–
Lexo edhe:
LETËR DASHURIE: MË MBAJ NË ZEMRËN TËNDE… TË DUA…
Nga: Simone De Beauvoir për të dashurin e saj, shkrimtarin Nelson Algren
I dashuri im i shtrenjtë, fjeta pak, por kam ende dhembje të tmerrshme koke. Sapo i telefonova kompanisë Air France; më presin më orën dhjetë edhe sërish po më therin brengat. Nuk e mbledh dot mendjen, të të telefonoj, apo jo? Them se jo. Nuk besoj se mund ta përballoj dhe nuk dua të jem “duke qarë nga larg”, siç thua ti.
Ajo që nuk arrita ta shpreh mbrëmë plotësisht, është ëmbëlsia e atyre ditëve me ty. Që në fillim e bëre gjithçka aq të ngrohtë e të lumtur, gjë që më lumturoi më shumë se sa kam qenë këto dy vjet. Sa mirë ishte të jetoje me ty! Mirupafshim, i dashuri im….
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: