Oscar Wilde, fundi i hidhur i shkrimtarit “provokues”

Oscar Wilde

Më 30 nëntor 1900, në një hotel të Parisit ndërroi jetë mes mjerimit Oscar Wilde (Oskar Uajlld), një prej shkrimtarëve më të mëdhenj irlandezë. Vepra e tij ishte pranuar botërisht si madhështore, citatet e tij paradoksale njiheshin po aq sa jeta libertine dhe veshja e tij prej esteti, duke e shquar si njeri magjepsës dhe joshës.

Romani i tij më i mirë, “Portreti i Dorian Grey-t”, veprat teatrale, esetë dhe rrëfenjat për fëmijë janë pasuri e papërsëdytshme dhe duhen njohur domosdo.

Libri i parë që botoi, ishte një kolazh poezish, që u botuan në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut. Atëherë shkruajti dramën “Vera”. Vijojnë më pas libra si, “Princi i lumtur dhe përralla të tjera”, ne 1888, “Krimi i lord Savili dhe tregime të tjera”, në vitin 1891, “Shtëpia e Shegëve” dhe “Dukesha e Paduas”, në vitin 1892 u botuan “Portreti i Dorian Greit”.

Por veprat e tij që e bënë më të njohur ishin: “Freskorja e Lejdi Uindermir” e vitit 1892, “Një grua e parëndësishme” e vitit 1893. Në burgjet Reding shkruajti dhe dy libra të tjerë: “De profundis (nga thellësia)” shkruar Lord Alfred Douglas, me të cilin pati një lidhje dhe “Balada e Burgut Reding”.

U influencua shumë nga edukimi që mori nga prindërit e tij, sidomos në formimin e karakterit, ashtu si edhe të interesimeve të tij. E ëma, një poete e njohur e asaj kohe, organizonte çdo javë festa në shtëpinë e tyre, në të cilat ftonte shkrimtarë të famshëm dhe bisedat kishin të bënin me artin dhe qytetërimin.

I ati i tij, përveç se një doktor i famshëm, ishte edhe një studjues i mirëfilltë i qytetërimeve, arkeologjisë dhe miteve të Keltëve. Dashuria e tij për gjuhën greke i solli shumë nderime në Universitet.

Së bashku me profesorin e tij që studionin shkrimet e lashta greke, filluan një turne në Greqi, për të njohur vendin ku lindën shkrimtarët e tij të preferuar. Kishte një mendjemprehtësi të madhe, dhe inteligjenca e tij u njoh shumë herët. Uajlld vetë dallohej nga ecentrizmi i tij dhe provokonte shumë veset konservatore të Anglisë viktoriane. Pavarësisht se ishte një anëtar i shoqërisë së lartë, nuk bënte dallime dhe në leksionet e tij mblidhte njerëz nga të gjitha klasat, akoma dhe minoritete.

Në vitin 1884 martohet, dhe me vonë do të lindin dhe dy fëmijët tij, tek të cilët do të përkushtohet. Atyre u dedikohen edhe përrallat simbolike që shkruajti në atë periudhë. Ishte kundër çdo lloj dogme (ashtu sikur e shprehte shoqëria viktoriane).

Shpesh herë e ironizonte deri në cinizëm, hipokrizinë e njerëzve të asaj kohe: “Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që çdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës’’.

Ndjente një neveri të madhe për mediokritetin e intelektualizmit që në atë periudhë mundohej të mbizotëronte. Kritikat që merrte i përballonte me shumë humor. Ftonte Anglinë konservatore të ndryshonte sjelljen e saj hipokrite dhe të luftonte tabutë e saj.

Ishte mbështetës i zjarrtë i metafizikës, besonte tek fuqitë e errëta që përrethojnë jetën tonë. Konsideronte se e ardhmja mund të parashikohej. Nga prindërit e tij u edukua me mite dhe tradita të qytetërimeve të tjera. Mori pjesë në shumë grumbullime shpirtërore, sidomos tek ato që organizonte e ëma në shtëpinë e tij.

Xhaxhai i tij, Carls Maturin ishte nga shkrimtarët e parë të historive fantastike dhe tmerri. Interesat e tij metafizike duken thellë tek Portreti i Dorian Greit që shokoi kritikët e kohës së tij. Tek kjo vepër duket qartë ndarja e vetvetes se jashtme dhe atë të brendshme.

Përpjekja e Heroit për të mbajtur të ri vetveten e tij të jashtme, domethënë duke ndjekur ambicien që e bën si të huaj ndaj shpirtit të tij. Duke mos duruar këtë përçarje, heroi shkatërron pikturën – idhull, domethënë vetveten inferiore së bashku më ambicien e tij.

Kështu çlirohet duke kuptuar se pavdekshmëria dhe bukuria janë karakteristika të Shpirtit dhe jo të formës shprehëse të tij. Duket qartë ngjashmëria me doktor Faust. Uajlld merret gjithmonë me të bukurën, transmeton ‘fjala.al’.

Shikon artin por edhe jetën me syrin e të sapolindurit dhe refuzon fuqinë e dijes se dorëzuar. Beson se si dija ashtu edhe arti duhet të përjetohen. Besonte se jeta nuk është shkolla e duhur për Artin, por është vetë arti, domethënë arti për artin.

E kishte integruar në një realitet tjetër, që nuk kishte të bënte me përditshmërinë. Ishte kundërshtar i çdo përshkrimi ose rishfaqjeje realistike. Ishte dakord me Platonin se arti udhëheq në një lloj çmendurie hyjnore, ndihmon më vonë lindjen e rrymave të reja ose ripërjetuese të shkollave të vjetra.

Uajlld ishte një shkrimtar i madh i cili provokoi pseudo – etikat e epokës së tij. Ishte një njohës dhe admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se Qytetërimi i lashtë mishëronte bukurinë e harmoninë. Ishte jokonfromist dhe ekscentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studiojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale dhe në ditët e sotme.

ObserverKult


Lexo edhe:

THËNIE NGA OSCAR WILDE: BËHU VETJA, TË GJITHË TË TJERËT JANË ZËNË…