Ninulla vjen e shkëputur nga përmbledhjet “siculo-arbëreshe”, nga Lionardo Vigo (1805-1888)
Ai ishte një poet, filolog e politikan italian që në vitin 1857 botoi “La Raccolta di canti popolari siciliani”, ku përfshiu dhe këngë popullore të arbëreshëve të Siçilisë.
Vigo besonte se këngët popullore dhe motivet folklorike gjithmonë ndjellin dhe shpirtin poetik të së shkuarës, për të krijuar atë që Herderi e quan dhe Volksgeist -“shpirt i kombit”, që u fal njerëzve impulsin krijues përsa i përket përforcimit të nacionalizmit të tyre kulturor, trasnmeton ‘konica.al’.
Ç’mrekulli është vallë kjo?
‘Ç’mrekulli kjo, që na gëzoi
Erdh pranvera, dimri shkoi.
Ljeu Krishti në një skutë,
Ljeu i varfër e i butë.
Ljeu aty, e s’ljeu në Horë,
Në një shpellë e nën dëborë,
Ljeu, e qielli u bë dritë
Nata u shndërrua në ditë.
Jeta u mbush plot me gëzim,
pemët, me fletëza në bulim.
Na pru Zoti në këtë dhe
Gaz të madh, paqe e hare!
Ninulla në arbërishte:
Çë thavmasmë isht kjo?
Çë edhe nata ditë u bë.
të ghzon zemërën
dimri shkoi e s’ ishtë më
gjithë jeta bën hare
ljulje e peme për në dhe
Ljeu jashtë e jo në Horë
në një shpellë, në një gërromim
ljeu në tsin, ljeu në sborë
ljidhur klje te një skutin
mbet në kashtë e në sanùa
si i vapkëth për mua
E si ljeu n’ ata malje
n’ ata malje ashtu tutsè me ghzim
Parraisi u psaljë gazin
m’ i madh njeriut i qièlli
paqe, gaz, haré
yn’ Zot pru në ktë dhe.