Nga: Konstantin Kavafis
Kujtoj, jo vetëm sa i dashur, ke qenë, o trup,
jo vetëm krevatet ku je shtrirë,
por edhe dëshirat që ty
të shkëlqenin në sy,
dridheshin në zërin tënd – të kthyera më kot
nga disa pengesa krejt si në rastësi.
Tani që gjithçka është pjesë e së kaluarës,
si të ishe e lejuar
edhe për ato dëshira – që të shkëlqejnë
drejt në sy, mos i harro,
dridhen në zërin tënd, për ty, mos e harro, trup.
Përktheu: Faslli Haliti
*Titulli i origjinalit: “Mos harro, trup…”
ObserverKult
Lexo edhe: