A guxoj të them se më mungon?

më mungon
Yann Martel

Më mungon…

Nga: Yann Martel

Kurrë nuk e kam harruar. A guxoj të them se më mungon? Guxoj. Më mungon. Ende e shoh në ëndrrat e mia.

Shumica janë ëndrra të frikshme, por ëndrra të frikshme të mpleksura me dashuri.

E tillë është çudia e zemrës njerëzore.

Ende nuk e kuptoj si mundi të më braktisë kaq pa ceremoni, pa asnjë lloj lamtumire, pa më parë edhe një herë në sy.

Dhembja është si një sëpatë, që ma copëton zemrën.

Yann Martel (25 qershor 1963)

Yann Martel është shkrimtar kanadez, fitues i çmimit Man Booker, i njohur kryesisht me romanin Life of Pi, një bestseller ndërkombëtar i botuar në më shumë se 50 shtete.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET PANAIRI I LIBRIT NË FRANKFURT, MARRIN PJESË EDHE KOSOVA E SHQIPËRIA

Hap dyert sot panairi më i madh i librit në botë, pas një viti pauzë si pasojë e pandemisë, në Frankfurt të Gjermanisë me mesazhin “RI:LIDHEMI”. E ftuar nderi është Kanadaja.

Janë mbi 70 vende nga e gjithë bota që marrin pjesë fizikisht në panair, ndër të cilët, tradicionalisht, i pranishëm është edhe shteti i Kosovës, organizuar e prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ndihmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky vit është i veçantë për faktin që kemi një prezantim të përbashkët Kosovë-Shqipëri, me bashkëpunimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit duke e vendosur një standard shumë të nevojshëm të prezantimit të përbashkët të letërsisë dhe traditës së përbashkët mbarëkombëtare, thuhet në postimin e bërë në Facebook

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult