E para mjegull e Shtatorit
Porsi qefini të mbuloi
Sa shpejt nga sytë atdhe më humbe
Sa shpejt errësira të gllabëroi.
Si djersë të ftohtë ndrinin natën
Mbi ballin tënd të argjendët yje,
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti në kufi.
Ashtu të lash i shtrenjti vend
dhe rrugën mora për këtej
Ku vallë më çon kjo rrugë e largët?
Kur vallë sërish tek ti do kthej?
Floriri i vargjeve të mia
U shkri për ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti im
Me lot u ndryshk edhe u nxi.
Si djersë të ftohta ndrinin natën
Mbi ballin tënd të argjendët yj
Me tel me gjëmba gjoksi yt
I lidhur mbeti në kufi.
Ashtu të lash i shtrenjti vend
Dhe rrugën mora përtej
Ku vallë më çon kjo rrugë e largët?
Kur vallë sërish tek do kthej?