Sfinksi i Madh, që paraqet një luan me kokë njeriu, i menduar për të përfaqësuar Faraonin Khafra (2558 – 2532 pes), ndodhet mbi Rrafshin e Gizës në Egjipt. Mjerisht, Sfinksit 4500 vjeçar i është gërryer keq dhe i mungon hunda.
Legjenda popullore thotë se fytyra është dëmtuar nga gjylet e zjarrta gjatë fushatës egjiptiane të Napoleonit (1798 – 1801), por hunda duket se është humbur shumë kohë para se të lindte Perandori i Francës.
Një tjetër legjendë na shpie shumë më larg në kohë. Në vitin 1378 para erës së re, fshatarët egjiptianë kërkuan nga Sfinksi i Madh që të ndalte me shpresën për të përmbytjet sepse po ju shkatërroheshin të korrat.
Dy varjante zhvillohet pastaj, njëra thotë se shiu nuk u ndal dhe fshatarët u hakmorrën mbi Sfinksin, tjera flet për xhelozinë e Sa’im al-Dahr, i cili shkatërroi hundën dhe më vonë u ekzekutua për vandalizëm.
Matjet shkencore flasin për dëmtimin me daltë në të gjithë fytyrën. Flitet pra për një sulm të qëllimshëm. Dyshohet se shufra të gjata ose dalta u futën me çekiç në zonën e hundës, në urë dhe vrimë, të cilat u tërhoqën kah jugu duke zgjeruar hundën.
ObserverKult
LEXO EDHE: SI U KRIJUA LEGJENDA E TABELËS OUIJA, QË MUNDËSON KOMUNIKIMIN ME TË VDEKURIT