Nga Ardian Ndreca
Asht e dijtun që falsifikimi i historisë ka qenë pjesë e metodës së punës së historiografisë komuniste në Shqipni për dekada rresht.
Nji rast ku bjen në sy dashakeqësia dhe pazotësia asht përdorimi i nji fotoje të Ernest Koliqit nga “historiani” Rakip Beqaj në nji libër të tijin famëkeq të vitit 1973.
Didaskalia e fotos asht komplet qesharake, Ernest Koliqi “midis ushtrisë pushtuese dhe milicisë fashiste”, në nji kohë që përreth shihen disa zhelana të shtrimë si berre përtokë.
Fotoja sqarohet lehtë prej fondit fotografik të ministrit Giuseppe Bottai i cili në ato rrethana ndodhej me Koliqin, por jo në foton në fjalë.
Bahet fjalë për nji inspektim të autoriteteve të kohës, shqiptarë dhe italianë, mes robve jugosllavë të kapun prej malsorëve në prill të vitit 1941 në Kastrat të Shkodrës.
Bottai flet gjanë e gjatë për këtë episod në ditarin e tij.
Nuk ka pasë nevojë me falsifikue mbasi Koliqi s’e ka mohue kurrë të kaluemen e tij, se sa e ka dashtë atdheun e vet e tregon deri edhe koka e letrave zyrtare që përdorte në mërgim, kur drejtonte Shêjzat./(kohajone)
ObserverKult