Orhan Pamuk: Kam rënë keq në dashuri me ty!

orhan pamuk

-Kam rënë në dashuri me ty.
Kam rënë keqas në dashuri me ty!
Në zërin e saj me ngjyrim paditës, çuditërisht dalloheshin dhe nota dhembshurie.
-E kam mendjen vetëm te ti.
Nga mëngjesi në mbrëmje të mendoj vetëm ty.
-Edhe unë të dua shumë.
U tregova i çiltër, por pohimi im nuk kishte fuqinë dhe vërtetësinë e saj. Ajo pohoi e para. Unë vetëm përsërita të njëjtën gjë, ndaj u duk sikur përbetimi im dashuror ishte më shumë nje akt mirësjelljeje ngushëllues, ose thjesht kopjues. Ajo e pranoi e para përmasën e frikshme të kësaj dashurie dhe kësisoj e humbi lojën.

*Shkëputur nga “Muzeu i pafajësise” i Orhan Pamuk

ObserverKult


Lexo edhe:

BUKOWSKI: DO MA PAGUASH! SEPSE NUK MË LEJON TË GJEJ NJË TJETËR SI TI…