Nanë, kur ti shkove të bëhesh tokë
unë kafshë u bëra,
me ujkun që po më hante dalëngadalë.
Nanë, kur ti një ditë shkove të bëhesh qiell
unë lot u bëra,
një pikëz uji që dielli e pinte ngadalë e nuk sosej.
O kur ti, Nana ime, një ditë shkove të bëhesh muzikë
muzikë e të gjitha sferave të mia,
për mua perënduan –dielli, hëna dhe gjitha yjet.
Kujtoni Hyun kur ju tha: prej toke ju bëmë
e në tokë do t’ju kthejmë një ditë!
Lum ai që do të rilindë!
*Titulli i origjinalit: “Dy vite më vonë“
ObserverKult
——————–
LEXO EDHE: