Falë jetës, e cila më ka dhënë kaq shumë
Më ka dhënë dy drita që kur i hap
E dalloj në mënyrë të përsosur të zezën nga e bardha
Dhe në qiellin e lartë sfondin e saj me yje
Dhe në turmat njeriun që unë dua
Falë jetës, e cila më ka dhënë kaq shumë
Më ka dhënë tingujt e alfabetit
Me të dhe fjalët që unë mendoj dhe flas
Nënë, shoqe, vëlla
Dhe dritën që shkëlqen, rrugën e shpirtit të atij që unë e dua
Falë jetës, e cila më ka dhënë kaq shumë
ua ka dhënë marshin këmbëve mia të lodhura
Me ta cilat kam shëtitur nëpër qytete dhe bare
Plazhe dhe shkretëtira, male dhe fusha
Dhe shtëpinë, rrugën dhe oborrin tuaj
Falë jetës, e cila më ka dhënë kaq shumë
Më dha zemrën, që tund kornizën e saj
Kur shikoj frutin, trurin e njeriut
Kur shikoj të mirën larg nga e keqja
Kur shikoj në fund të syve tu të kthjellët
Falë jetës, e cila më ka dhënë kaq shumë
Më ka dhënë të qeshura dhe më ka dhënë lot
që të mund ta dalloj lumturinë nga thyerja
Dy materialet, që krijojnë këngën time
Dhe këngën tënde që është e njëjta këngë
Dhe këngën e secilit që është kënga ime
Falë jetës, falë jetës
falë jetës, falë jetës
Përktheu: Xhemazije Rizvani