Arkeologët në Perunë veriore kanë identifikuar një pikturë murale 3 mijë e 200-vjeçare. Ajo ishte e pikturuar në anën e një tempulli antik. Mendohet se përshkruan një zot merimange zoomorf, me thika, të lidhur me shiun dhe pjellorinë.
Murali ishte i aplikuar me bojë okër, të verdhë, gri dhe të bardhë në murin e strukturës me tulla baltë 15mx5m në provincën Virú të rajonit La Libertad të Perus. Ai u zbulua vitin e kaluar pasi pjesa më e madhe e vendit u shkatërrua nga fermerët lokalë.
Ekspertët besojnë se faltorja u ndërtua nga kultura Cupisnique para-kolumbiane. Ku u zhvillua përgjatë bregdetit verior të Perusë më shumë se 3 mijë vjet më parë.
Arkeologu Régulo Franco Jordán tha se vendndodhja strategjike e shenjtërores pranë lumit. Kishte bërë që studiuesit të besonin se kishte qenë një tempull kushtuar hyjnive të ujit.
“Ajo që kemi këtu është një faltore. Që do të kishte qenë një qendër ceremoniale mijëra vjet më parë”, i tha ai gazetës La República të Perusë.
Sipas arkeologëve, rreth 60% e kompleksit, i cili shtrihet 500 km në veri të Lima, u shkatërrua në nëntor të vitit të kaluar. Kjo sepse fermerët në rajon përdorën makineri të rënda për të provuar të shtrinin fushat e tyre të korrave, transmeton ‘rtklive’.
Jordani e ka quajtur tempullin Tomabalito sipas vendit arkeologjik aty pranë. I njohur si el Castillo de Tomabal.