Në 200-vjetorin e lindjes së Thimi Mitkos, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka botuar në dy vëllime librin e Dhori Q. Qiriazit “Bleta shqiptare”, shkrime të tjera dhe dokumente”.
Studiuesi Shaban Sinani thotë se “Bleta shqiptare”, ka një rol kyç në historinë e zhvillimit të letrave shqipe përgjatë shekullit 19-të dhe për përurimin e vetëdijes shqiptare jo vetëm të popullit shqiptar në atë periudhë por edhe të autorit vetë,” thotë Shabani.
Në këtë botim dalin në dritë edhe dokumente e shkrime që kanë të bëjnë me veprën si dhe lidhjen e Thimi Mitkos me personalitetet e kohës.
“Është fjala për Bletën e vitit 1875 e cila e la krejt të pakënaqur autorin, sepse në përgatitje kishte shumë gabime. Janë shqetësimet e Mitkos për këtë ndërmarrje, por edhe për lëvizjen kombëtare,” thekson studiuesi.
Botimi i kësaj vepre pas 150 vitesh është gjysma e punës, pasi së shpejti pritet që vepra të transliterohet me alfabetin latin nga Dhori Q. Qiriazi
Krahas dy autorëve Gjergj Pekmezi dhe Qemal Haxhihasani që kanë botuar pjesë nga Bleta Shqiptare një meritë të vecantë ka edhe Jorgo Bulo si njeriu që zbuloi dhe solli në Shqipëri arkivin e dorëshkrimeve të tij, mbi 5000 mijë skeda, që mundësuan botimin e Fjalëtores gjashtë vite të shkuara./abcnews
ObserverKult