“Mos u bëj poet nëse…”, këshilla për gjithë ata që ia mësyejnë poezisë nga Azem Shkreli

10 perla poetike të Azem Shkrelit: Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal...
Azem Shkreli

Poezi nga Azem Shkreli

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.

Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd.

Nëse dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.

Titulli i poezisë: Katër këshilla vetes

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI: TASH JAM DIKU LARG TEJE, LARG VEDI…

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI: PËR NJË POPULL, KOHA MË E LIGË ËSHTË KOHA E MEDIOKËRVE!

azem shkreli

Për kulturën e një populli, jo vetëm për kulturën, koha më e ligë është koha e mediokërve. Jo pse ata sjellin e krijojnë kohën e ligë, sado që i ndihmojnë të krijohet, por se me shfaqjen dhe praninë e tyre tregojnë sa është ora në një kulturë e shoqëri. Shfaqja e mediokërve bëhet shpejt, vërshuese, pushtuese dhe pastaj sunduese. Ajo nxjerr krye në tregun e lëkundur të vlerave dhe merr misionin përmbysës të këtij tregu. Interesi i mediokërve është pikërisht lëkundja, zhvendosja, dhe përmbysja.
Mediokrit janë, në mënyrë latente, të armiqësuar me hierarkinë e vlerave. Ata janë të interesuar ta shkonstituojnë dhe ta shpërbëjnë përherë rregullin civilizues të kësahierarkie.

Jo Jo për të përsosur dhe ngritur shkallat dhe pikët kulmore të saj, të cilat s’i arrijnë dhe s’i prekin dot, po për t’i rrafshuar ato, për t’i shpallur të gabuara, joekzistente, dhe të padrejta ndaj tyre, sipas kaçikut të tyre të cilin e cilësojnë pikërisht hapat e imtë e të vocërr, mundësitë e kufizuara krijuese e vepruese. Shkonstituimi, përmbysja dhe rindërtimi, masë e të cilit do të jetë patjetër personaliteti dhe vepra e tyre modeste në fushat e të cilëve, zakonisht, u shpifen, u premton atyre të vetmen gjasë, sado të rreme, ta vënë lart e më lart gurin e tyre në ngrehinën e vlerave, sado të rreme.

Tekstin e plotë e gjeni KETU