Gra të së njëjtës familje arbëreshe, katër breza të ndryshëm që i përkasin të njëjtës kulturë, vijnë në një fotografi të vetme.
Në këtë material nga Stella Selvaggi, paraqiten gra të familjes së saj, që mbartin kostumin arbëresh të Mongrasanos.
E para është gjyshja e saj, Carmela, e cila e ka veshur kostumin e nusërisë në vitin 1938, në moshën 16-vjeçare. Më tej, ky kostum është mbartur nga e bija, Emilia (nëna e Stelës), që në fotografi ka pozuar në moshën 18-vjeçare, në vitin 1958. Vetë ajo e ka veshur në vitin 1981, ndërsa e bija Elena, e katërta në radhë, ka veshur kostumin e gjyshes tjetër arbëreshe, nga ana e të atit, në fotografinë e saj, që daton në vitin 1998-1999./Diaspora shqiptare