Një lajm i trishtë për familjen Kujofsa është raportuar nga vetë aktorja, Lisa Kujofsa, e cila bëri me dije se ka humbur motrën e saj.
Në një status me fjalë të ndjera në Instagram, ajo shkruan se “sot fluturoi në qiell drita e syve të saj”.
Postimi i plotë:
Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj…
Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!
Miq, nësë në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” (ish-lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës.
Me hidhërime familja
Kujofsa.