Muzeu i Kulturës Arbëreshe në San Paolo Albanese ka fituar një çmim nga Ministria italiane e Kulturës, atë të “Çmimit Kombëtar të Peizazhit”.
Ky çmim nga ministri Dario Franceschini i jepet për “vlerësimin e aspekteve kulturore dhe të identitetit të territoreve të brendshme të Apenineve; për aktivitetet gjatë kohës; shprehjen e impenjiit të vazhdueshëm me kujdes të dashur ndaj territorit dhe vendit; për mbrojtjen e identitetit dhe ndjesisë së përkatësisë së komunitetit arbëresh”.
Muzeu rihapi dyert më 1 qershor pas një kohe të gjatë mbyllur për shkak të pandemisë.
Muzeu kombinon disa realitete në tërësi: është një vend me vlera tradicionale dhe një panoramë e jetës nga e kaluara, e mbajtur e paprekur midis teknologjive të reja dhe komunikimeve masive të globalizuara; është territori dhe peizazhi i saj rural; është fshati i banuar dhe ndërtesat urbane; është komuniteti dhe kultura e tij; është vendi i kujtimeve dhe laboratori i së ardhmes.
Muzeu është një vend dhe një mënyrë për të ruajtur, mbrojtur, përmirësuar, promovuar identitetin kulturor, territorial, shoqëror dhe ekonomik të komunitetit lokal Arbëreshe të San Paolo Albanese; është mjeti me të cilin mund të prodhohet kulturë e re.
Lindur si një ekspozitë agro-baritore, në 1975. Ka një strukturë, inauguruar në vitin 1993, e marrë nga ripërdorimi i ndërtesave të vjetra të pabanuara në qendrën historike, në të cilën ekspozohen objekte të kulturës materiale; dokumentohet kultura gojore, popullore, agro-baritore; dëshmohen rrënjët dhe identiteti i pakicës etnike-gjuhësore arbëreshe.
Funksionet e strukturës së ekspozitës plotësohen nga biblioteka e specializuar për shqiptarët, e krijuar në vitin 1979, nga ekspozita e “Objekteve nga kujtesa”, e ngritur në 1987 dhe nga punëtoria e artizanatit e përfunduar në 2000.
Muzeu përmban objekte të përditshme, veshje tradicionale, produkte dhe mjete të jetës shtëpiake dhe të punës etj./diasporashqiptare.al