Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Asaj i janë besuar deri më tani disa nga formatet më të rëndësishëm në Top Channel, si “E diell” apo “Portokalli”. Ajo ka treguar se është një moderatore shumë e zonja dhe falë shkathtësisë dhe elokuencës arriti të ngjisë shumë shpejt shkallët e suksesit.
Mirëpo rruga e saj drejt këtij suksesi nuk ka qenë e lehtë dhe asaj i është dashur të luftoj fort për të realizuar ëndrrat e saj. Gjatë një bisede me ndjekësit, Fjoralba, kohë më parë, ka zbuluar se në fëmijëri është paragjykuar edhe për faktin se origjina e saj është nga veriu i Shqipërisë.
Moderatorja, Fjoralba Ponari, ka treguar se njëra nga mësueset e saj e ka trajtuar keq vetëm për faktin se vinte nga veriu. Ajo ka ndarë dhe një histori me ndjekësit dhe ju ka dhënë të gjithëve një mesazh shumë të vlefshëm.
“Për fat të keq, po! Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9 vjeçarja, & në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte e i trajtonte me një përbuzje çnjerëzore. Madje mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje… përgjigjen e saj (pasi kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha: – Po ti duhej të më thoje, që është gjysëm MALOKE (jo malësore) vajza se dhe e zgjidhnim ndryshe! Mgjth injoranca dhe përbuzja, jo e saj por e askujt, nuk më ka penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote!”, shkruan Fjoralba në një postim.
Lexo edhe:
LEGJENDA E DHIMBSHME: “HAPU, O SHKËMB QË TË SHPËTOJ…”, NUSJA QË KRIJOI KANIONIN E OSUMIT
ObserverKult