Këngëtari i njohur qëllohet mbi 60 herë me armë pasi doli nga burgu

Një reper i njohur humbi jetën në Çikago, në një atentat me armë ku mbetën të vrarë dhe dy persona të tjerë.

Reperi KTS Dre, emri i vërtetë i të cilit është Londre Sylvester, u qëllua mbi 60 herë ndërsa dilte nga ambientet e burgut të Cook County. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë, transmeton ‘a2news.com’.

Gjatë sulmit u plagosën dhe dy gra, të cilat fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sylvester sapo kishte dalë nga burgu, kur disa persona që po e prisnin në dy makina dolën dhe e qëlluan. Ata më pas u larguan me shpejtësi në drejtime të ndryshme.

LEXO EDHE: Vdiq në moshën 74-vjeçare aktori i njohur