Nga 30 korriku deri më 1 gusht, në Prishtinë, organizohet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, edicioni i dytë.
Asociacioni i Letrarëve dhe i Artistëve Art Club “Rifat Kukaj”, organizues i panairit, njofton se gjatë tri ditëve do të ketë edhe ekspozita me temë historike, diskutime me drejtues institucionesh, me shkrimtarë, punëtori e orë letrare.
Në panair do të paraqiten rreth 1 000 tituj librasg të vjetër, të rrallë e të përdorur nga fusha e letërsisë, etnologjisë, etnografisë, antropologjisë, filozofisë, estetikës etj.
Panairi do të mbahet në hollin e Teatrit Kombëtar, ndërsa hapet të premten, në ora 10:00.