Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare merr çmimin e parë në Bullgari

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare merr çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të folklorit në Bullgari.
Profesionalizmi dhe puna e suksesshme e drejtuesit të ansamblit dhe angazhimi i artistëve të cilët me organizim të jashtëzakonshëm tash e dy vite kanë bërë një punë të pandërprerë në ngritje artistike u shpërblye në festivalin ndërkombëtar të folklorit në Bullgari.
Në mesin e shumë ansambleve artistët shqiptarë të përgatitur me program artistik dhe me veshje origjinale arritën që brenda pesë netëve të festivalit të veçohen nga të gjitha ansamblet tjera.
311 pikët maksimale të dhëna nga juria profesionale bënë që ansambli të fitoj çmimin e parë dhe të triumfojë fuqishëm në këtë prezantim.

Për drejtorin Shkodran Tolaj pjesëmarrja e ansamblit shqiptar si institucion i ri ka rëndësi të veçantë dhe do të shërbejë si eksperiencë shumë e vlefshme në ngritjen e sipër artistike të tij.

ObserverKult