Nga: Tennessee Williams
Përktheu: Orjela Stafasani
S’kemi shumë kohë për t’u dashur.
Drita nuk qëndron.
Më të dashurat gjëra
janë ato që i largojmë.
Pëlhura të vrazhda janë
veshjet që çdo ditë na rrinë mbuluar.
Në heshtje të kam parë
duke i krehur flokët e praruar.
Familjare heshtja,
e paqartë, plot ngrohtësi.
Munda, por nuk ta preka
krahun, ti e di.
Mundem, por nuk po e thyej
atë që ende vazhdon të jetë.
(Edhe pëshpërima më e zbehtë
do të dukej e mprehtë.)
Kështu çastet kalojnë, megjithëse
duket se duan ta ndalin atë hap.
S’kemi shumë kohë për t’u dashur.
Një natë. Një ditë, sa pak…
ObserverKult
Lexo edhe:
REKOMANDIME LEXIMI NGA ORJELA STAFASANI
Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir përkthyesen dhe studiuesen e letërsisë, Orjela Stafasani.
Ja cilat janë tri librat që Stafasani u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
_______________
Jo veç për njerëzit që letërsinë e kanë profesion, por edhe për ata që e duan letërsinë, përgjigjja (pyetja retorike) më tipike, apo stereotipike, do të ishte, si mund t’i përzgjedh tre libra që kanë shenjuar më së shumti rrugëtimin tim jetësor, kur librat që kam lexuar dhe që dua janë shumë më shumë se kaq. Kështu që, sigurisht, edhe unë nuk munda t’i shpëtoj këtij sterotipizimi, por seleksionimi që bën kujtesa është mbresëlënës dhe i besova kësaj përzgjedhjeje.
Nga Orjela Stafasani
Meqë lexuesi empirik dhe lexuesi model i projektuar nga autori, në çastin e procesit të shkrimit, dallojnë dhe vepra është e hapur për interpretime dhe kuptime shumëfarëshe, as unë nuk pretendoj që përmes rekomandimeve të mia t’i imponoj lexuesit të ri mënyrën time të të kuptuarit të këtyre veprave, por po, ta shpërfaq ndjesinë që kam përjetuar unë, duke e ftuar edhe atë në katarsisin që na fal leximi i letërsisë së mirë…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU