Mos pyesni: kur do të martohesh, pse je divorcuar, pse je trashur…

☑️ Mos pyesni një person beqar kur do të martohet.

☑️ Mos pyesni një person të martuar kur do të ketë një fëmijë.

☑️ Mos pyesni një person të divorcuar se kush duhet të fajësohet për këtë ndarje të papritur.

☑️ Mos pyesni një vajzë pse është e shëndoshë, me kuriozitetin tuaj të shfrenuar nëse ajo është shtatzënë ose ka një problem shëndetësor.

☑️ Mos pyesni një fëmijë se cilin nga dy prindërit do dhe pse e do më shumë.

☑️ Mos pyesni një student pse ai dështoi në provim.

☑️ Asnjëherë mos i bëni pyetje askujt për çështje personale.

Në përgjithësi, mos kërkoni shumë gjëra që prekin si gjembat shpirtin e tjetrit.

“Nëse dëshiron, ai do t’ju besojë vetë.

Përndryshe ju do ta vendosni atë në një pozitë të vështirë.

Mund të shqetësohet.

Me shumë mundësi ai nuk do t’ju përgjigjet dhe nuk do t’ju pëlqejë për pakujdesinë tuaj.

Shikoni çështjet tuaja që duhet të zgjidhni dhe punoni më shumë me veten tuaj.

Dashuri dhe dallim.

Liri dhe rehati/komoditet.

Respekt dhe relaks…/psikologjia

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

ObserverKult

=================

Lexo edhe:

LUTJE PAS HEKURAVE: KUR HAKI STËRMILLI I DREJTOHET MIKUT TË TIJ, MBRETIT ZOG, T’IA FALTE DËNIMIN

Dy ditë para se të shënohej 1-vjetori i shpalljes së Monarkisë, me 29 gusht 1929, nga qelia e burgut ku vuante dënimin, Haki Stërmilli i lutej për mëshirë mbretit Zog.

I kishin kryqëzuar shpesh rrugët e jetës dhe kishin bashkëpunuar si dy miq të afërt deri në momentin e Revolucionit të Qershorit, ku Haki Stërmilli kishte dalë hapur në përkrahje të lëvizjeve demokratike.

Zogu nuk do ia falte këtë kundërvënie e për shumë kohë Haki Stërmilli do të jetonte në arrati jashtë Shqipërisë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult