Për ata që e kanë “shkelur” moshën 60-vjeçare: Mbajeni gjallë dashurinë…

Për 60-vjeçarët:

1. Është koha të përdorësh paratë që ke kursyer gjatë gjithë jetës. Përdori për vete, jo për të bërë të ndihen mirë ata që nuk i njohin sakrificat që ke bërë për ti patur, veçanërisht personat që nuk janë as të familjes.

Kujdes: nuk është momenti për të bërë investime, të sjellin vetëm ankth dhe këtë periudhë duhet ta jetosh në paqe dhe qetësi.

2. Ndalo së shqetësuari për gjendjen financiare të fëmijëve dhe nipërve; mos u ndje ne faj kur shpenzon paratë e tua për vete. Tani, e kanë ata përgjegjësinë.

3. Nuk duhet të mbështetësh asnjë nga familja jote; bëhu pak egoiste. Bëj një jetë të shëndetshme, pa stërmundime fizike. Bëj gjimnastikë në mënyrë modeste dhe festo çdo ditë.

4. Bli gjithnjë më të mirën, në fund të fundit e bën për vete. Kujto që në këtë periudhë, objektivi yt kryesor është të shpenzosh paratë për vete, për shijet dhe kapriçot e tua. Pas vdekjes paratë sjellin vetëm urrejtje dhe mllef.

5. Mos i jepni rëndësi asgjëje. Në jetë çdo gjë kalon, si momentet e bukura që duhet të kujtohen, ashtu edhe ato të këqia që duhet harruar me shpejtësi.

6. Pavarësisht nga mosha, mbaje gjithnjë të gjallë dashurinë.

7. Bëj dush të përditshëm; bëhu mendjemadhe, shko shpesh tek parukierja, bëj thonjtë, shko tek dermatologu, tek dentisti dhe përdor parfume e kremëra me masë.

Meqë tani nuk je në majë të formës tënde fizike, të paktën kujdesu në çdo drejtim.

8. Mos u përpiq të jesh shumë moderne, përpiqu të jesh klasike. Është e trishtueshme të shohësh persona të një moshe të caktuar me krehje dhe veshje të bëra për të rinj.

9. Lexo libra dhe gazeta, dëgjo radion, shiko programe të mira në tv, përdor internetin, nis dhe përgjigju e-mail-ve, telefonoi miqve. Qëndro gjithnjë e përditësuar.

10. Respekto opinionet e të rinjve, megjithëse ndonjëherë mund të gabojnë.

11. Mos e përdor kurrë shprehjen “në kohën time”, sepse koha jote është sot.

12. Mos u josh për të jetuar me fëmijët ose nipërit megjithëse herë pas here mund të shkosh ti takosh si mikeshë. Merre më mirë një kujdestare që të shoqërojë dhe të ndihmojë me punët e shtëpisë, por vetëm nëse ke nevojë të ndihmohesh.

13. Zhvillo një “Hobby” si të udhëtosh, të ecësh, gatuash, lexosh, kërcesh, të rritësh një mace, një qenush, kujdesu për bimët, luaj me letra, golf, përdor internetin, pikturo, bëj vullnetaren ose koleksiono diçka.

Bëj atë që të pëlqen dhe atë që të lejojnë mundësitë e tua financiare.

14. Prano të gjitha ftesat e pagëzimeve, diplomimeve, ditëlindjeve, martesave, konferencave. Vizito muzeume, shko në fshat… E rëndësishme është të dalësh nga shtëpia për pak.

Por nuk duhet të ndihesh keq kur nuk të ftojnë sepse ndonjëherë nuk është e mundur. Sigurisht kur ishe e re nuk ftoje prindërit e tu gjithnjë.

15. Fol pak e dëgjo më shumë, sepse jeta jote dhe e kaluara jote të interesojnë vetëm ty. Nëse dikush të pyet për këto, përgjigju shkurt dhe përpiqu të flasësh për gjëra të bukura dhe të këndshme.

Mos u pendo kurrë për asgjë. Fol me ton të ulët dhe mirësjellje. Mos kritiko asgjë, prano situatat ashtu si janë. Çdo gjë është kalimtare. Kujto që shpejt do kthehesh në shtëpinë tënde dhe rutinën tënde.

16. Dhimbjet dhe vështirësitë do jenë gjithnjë të pranishme, Mos i bëj më keq se janë, duke folur për to. Përpiqu ti zhvlerësosh. Në fund të fundit të interesojnë vetëm ty, janë probleme të tuat dhe të mjekëve të tu.

17. Mos ji shumë besimtare tani në moshë, duke u lutur e përgjëruar gjithë kohën si një fanatike.

18. Qesh, qesh shumë, qesh me gjithçka, je me fat, ke patur një jetë të gjatë dhe vdekja do të jetë vetëm një fazë e re e pasigurtë, kështu siç ka qenë e paqartë e gjithë jeta jote.

19. Nëse dikush të thotë që tani nuk bën asgjë të rëndësishme, mos u shqetëso. Gjërat më të rëndësishme tashmë kanë ndodhur dhe historia jote, e bukur ose jo tashmë është shkruar.

20. Mos hiq dorë. Ka akoma zjarr në shpirtin tënd, ka akoma jetë në ëndrrat e tua, sepse çdo ditë është një fillim i ri, sepse ky është momenti më i mirë për të jetuar e shijuar jetën.

Si mendoni ??!!

Është koha për të reflektuar, se vera ta mundëson këtë reflektim!

(Postuar në Fb nga Nora Malaj)

ObserverKult


gëte lamtumirë

Lexo edhe:

50 THËNIE FRYMËZUESE NGA GËTE: SECILI TA PASTROJË DERËN E VET DHE E GJITHË BOTA DO TË JETË E PASTËR!

Johan Volfgang von Gëte (Johann Wolfgang von Goethe) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar.

Johan Volfgang von Gëte është konsideruar si një nga figurat më të mëdha në letërsinë perëndimore.

“Fausti” i tij cilësohet si një nga veprat më të mëdha të letërsisë moderne evropiane.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell 50 thënie më frymëzuese nga Gëte:

1- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

2- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.

3- Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult