Dua të di gjithçka për ty, si fle, si zgjohesh, çka do, çka urren…

dua të

Dua të më tregosh për çdo person me të cilin ke qenë e dashuruar. Më thuaj përse i dashurove, pastaj më thuaj përse ata të dashuruan ty.
Më trego për një ditë të jetës tënde, të cilën nuk mendoje se mund ta mbijetoje. Thuajëm seç nënkupton fjala “shtëpi” për ty dhe ma thuaj në një mënyrë të tillë, që të mund të njoh emrin e nënës tënde, thjesht nga përshkrimi që ti i bën dhomës tënde kur ishe tetë vjeçe.

Nga Andrea Gibson

Shiko, dua të di për herën e parë kur ti ke ndierë peshën e urrejtjes dhe nëse ajo ditë ende të rrënqeth nën kockat e tua.
A të pëlqen të luash në pellgjet e shiut apo të kërcesh me flokët e dëborës?
Dhe nëse do të ndërtoje një plak dëbore, a do t’i shkulje dy degë prej një peme për të bërë krahët e tij ?
Apo do ta lije plakun e dëborës pa krahë, për hir të moslëndimit të pemës?
E nëse po, a do ta vije re se si qan pema për ty, sepse plaku yt i dëborës nuk ka krahë të përqafojë ty sa herë që ti e puth në faqe ?
A i puth miqtë e tu në faqe ?
A fle pranë tyre kur ata janë të trishtuar, pavarësisht se kjo gjë mund ta tërbojë të dashurin tënd?
A mendon se inati është një ndjenjë e sinqertë, apo thjesht një reagim i ndrojtur i një zemre delikate, e cila përpiqet të mposht dhembjet e saja?
Shiko, dua të di se ç’mendon ti për emrin tënd. Dhe nëse qëndron shpesh zgjuar natën, dhe mendon për gëzimin e nënës tënde, kur të ka thirrur për herë të parë në emër.
Dua të më tregosh të gjitha mënyrat se si ke qënë e padrejtë.
Më trego të gjitha mënyrat se si ke qënë e pashpirt.
Shiko, dua të di më shumë nga çka bën ti për një jetë.
Dua të di se sa shumë shpenzon prej jetës tënde veçse duke dhuruar.
E nëse e do aq mjaftueshëm vetveten, sa edhe të marrësh ndonjëherë.
Dua të di nëse gjakosesh ndonjëherë prej plagëve të të tjerëve…

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

ALI PODRIMJA: UNË DO TË DUA…