Ka shumë fotografi që janë bërë virale, aso që përshkruajnë dhimbjen dhe vuajtjet e njerëzve që panë shtëpitë dhe pronat e tyre të shkatërrohen nga zjarri.
Një nga fotot që bëri xhiron e internetit është ajo e Valentinës së vogël e cila është ulur në dritaren e një makine me një shishe ujë në dorë, që qan dhe pret prindërit e saj, të cilët po luftonin me flakët duke u përpjekur të shpëtonin shtëpinë e tyre.
Ky moment tronditës u pasua nga një tjetër që lëviz edhe më shumë dhe u shkrep nga fotoreporteri George Moutafis me lenten e tij, që përshkruan kolegun, Nikos Christofakis duke i dhënë një lodër Valentinës së vogël për të ndaluar së qari.
Këto fotografi u realizuan muaj më parë.
George Moutafis shkroi:
“Valentina e vogël po qan ndërsa pret që babai i saj, i mbetur pas, të kthehet pasi ka shpëtuar shtëpinë e tyre nga zjarri.
Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të kthehej dhe të hynte në zjarr për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam.
Si një zot makinerish, kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël me superheronj nga makina e tij dhe ia dha fëmijës.
Vetëm nëse jeni prind, dini si ta ndaloni një fëmijë së qari!”./dritare.net
Lexo edhe:
FOTOGRAFI EMOCIONUESE: USHTARI I ZËNË ROB RIBASHKOHET ME FAMILJEN