Zbulohet guri me figurën e mbretit të fundit të Babilonisë dhe me tekstin më të gjatë kuneiform

Është zbuluar në Arabinë Saudite një gur bazalti që përshkruante Nabonides, mbretin e fundit të Babilonisë, duke mbajtur një bastun të dekoruar. Gdhendja, e cila daton në shekullin e 6 para Krishtit përmban gjithashtu një tekst me 26 rreshta me shkrim kuneiform, më i gjati që është gjetur deri më sot. Sipas studiuesve, zbulimi mund të hedhë dritë mbi historinë e Gadishullit Arabik dhe mbi lidhjet e banorëve të tij të lashtë me Mesopotaminë fqinje.

SIMBOLI- Përveç mbretit, janë përshkruar në gur katër simbole; gjysmëhëna, dielli, një gjarpër dhe një lule. Sipas disa interpretimeve, këto simbole përshkruajnë hyjnitë e adhuruara në Mesopotami. Në veçanti lulja ishte ylli i Ishtarit, disku me krahë që përfaqësonte perëndinë e diellit Shamash dhe gjysmëhënën, perëndeshën e hënës Sin.

E KALUARA MISTERIOZE- Nuk është hera e parë që studiuesit kanë gjetur mbishkrime dhe obeliskë që përmendin mbretin Nabonides, i cili mbretëroi në Babiloni nga 556 në 539 para Krishtit (Perandoria Neo-Babilonase). Historia e sovranit është e mbuluar me mister. Kur u ngjit në fron, ai pushtoi disa zona të Arabisë Saudite të sotme. Katër vjet më vonë, ai emëroi djalin e tij Belshazzar si bashkësundimtar dhe shkoi në internim në qytetin Tayma, ku qëndroi deri në 543 para Krishtit.

Historianët nuk e dinë arsyen e këtij vetëmërgimi, por disa thonë se mund të jetë shkaktuar nga një grusht shteti. Sipas të tjerëve, Nabonides do të ishte përpjekur të bënte ndryshime në hierarkinë fetare që nuk do të kënaqnin klerikët dhe fisnikërinë, duke e shpallur perëndeshën e Hënës superiore ndaj hyjnive të tjera. Shumë detaje të jetës dhe mbretërimit të mbretit të fundit të Babilonisë mbeten të panjohura, përfshirë fatin e tij pas rënies së perandorisë. Sipas Enciklopedisë Britanike, sundimtari u kap nga një prej gjeneralëve të Qipros dhe u internua edhe një herë./a2news.com

LEXO EDHE: Misteri i Kopshteve të varura të Babilonisë