Nga Virginia Woolf
Çfarëdo që të ndodhë, qëndro gjallë.
Mos vdis para se të vdesësh me të vërtetë.
Mos e humb veten, mos e humb shpresën, mos e humb drejtimin.
Qëndro gjallë me mish e me shpirt, me çdo qelizë të trupit tënd, me çdo fibër të lëkurës sate.
Qëndro gjallë, mëso, studio, mendo, lexo, ndërto, shpik, krijo, flit, shkruaj, ëndërro, projekto.
Qëndro gjallë, qëndro gjallë brenda vetes, qëndro gjallë edhe jashtë vetes, mbushe veten me ngjyrat e botës, mbushe veten me paqe, mbushe veten me shpresë.
Qëndro gjallë me gëzim.
Ka vetëm diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta dhe ajo është vetë jeta.
Përktheu: Elona Caslli
ObserverKult
Lexo edhe:
VIRGINIA WOOLF: MOTRA E SHEKSPIRIT
Më lejoni të imagjinoj, me që është kaq vështirë të gjesh fakte, se ç’do të kishte ndodhur sikur Shekspiri të kish patur një motër, tejet të talentuar, që e quanin…le të themi, Xhudit.
Me qenë se nëna e tij ishte trashëgimtare e pasur, Shekspiri ka shumë të ngjarë, të ketë ndjekur shkollën linguistike, ku duhet të ketë mësuar latinisht, ka lexuar Ovidin, Virgjilin dhe Horasin, ka mësuar elementet e gramatikës e të logjikës.
Dihet fare mirë që ai ka qenë një djalë që nuk linte dy gurë bashkë: gjuante harabelë, ndoshta edhe ndonjë drenushë, dhe shumë më herët seç pritej, u martua me një vajzë fqinjë, e cila lindi një fëmijë, edhe atë shumë më herët nga sa parashikohet normalisht. Kjo “e pabërë”, e detyroi të largohej për të kërkuar fatin në Londër.
Me sa duket, ai kishte prirje për teatër e sa për të futur këmbët, fillon të punojë atje si stallier…
Tekstin e plot e gjeni KËTU