Epizode Festival, 50 artistë nga e gjithë bota ndezin atmosferën në Shëngjin

Epizode Festival mblodhi mijëra të rinj nga vende të ndryshme të botës…

Nga data 23 deri më 26 shtator, “Epizode Festival” mblodhi mijëra të rinj nga vende të ndryshme të botës. Duke i sjellë pikërisht në vendin ekzotik, Rana e Hedhun.

Pas suksesit të “UNUM Festival” në fillim të muajit qershor, Ranën e Hedhun në Shëngjin, e ka pushtuar një tjetër aktivitet i muzikës elektronike. Që ka tërhequr interesin e shumë të rinjve nga vizitorëve të ndryshëm.

“Epizode Festival” mblodhi qindra të rinj nga vende të ndryshme të botës në një prej atraksioneve turistike të Shëngjinit.

Rreth 50 artistë të njohur nga e gjithë bota, kanë performuar përgjatë 3 ditëve duke sjellë një tjetër atmosferë elektrizuese.

Aktivitete të këtij lloji i kanë dhënë një tjetër pamje zhvillimit turistik të Shëngjinit. 

——————————————————————————————-

LEXO EDHE: Shëngjini shndërrohet në kryeqytet turistik

I shtyrë një vit më parë për shkak të pandemisë COVID-19 është rikthyer Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM në Shqipëri.

I pari festival europian që organizohet në periudhën pas pandemisë. UNUM nisi mbrëmjen e të enjtes për të zgjatur për rreth 4 ditë me radhë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin të Lezhës.

Të rinj nga vendi, rajoni, Europa por edhe nga vende të ndryshme të botës. U bënë pjesë e këtij festivali duke respektuar masat antikovid.

Çdo person pjesëmarrës në këtë festival, i cilësuar si një ndër ngjarjet më të bukura kulturore në Ballkan dhe Europë. Është testuar negativ për Covid ndërsa i gjithë stafi është i vaksinuar.

Mbi 75 artistë me famë botërore, përgjatë 24 orëve luajnë muzikë në skenat e improvizuara në zonën e Ranës së Hedhun. Duke çelur edhe aktivitete e sezonit turistik në Shëngjin. Edhe për organizatorët e UNUM, ky event i ka tejkaluar pritshmëritë  ku janë shitur rreth 10 mijë bileta.

Mbi 60% e pjesëmarrësve janë të shtetas të huaj nga Holanda, Zvicra, Blegjika, Italia, Anglia, Gjermani, Franca por edhe nga vendet e rajonit për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike.