Sinani: “Projekti ‘Moti i Madh’ drejt UNESCO-s u promovua në komunitetet arbëreshë, ka kaluar fazën e pëlqimit në komitetin kombëtar të UNESCO-s të Italisë...
Në ditën kombëtare të trashëgimisë Kulturore, Muzeu Kombëtar organizoi një tryezë me akademikë, që ofruan sa historik edhe propozime konkrete.
Arkeologu Neritan Ceka u shpreh se “Historia e trashëgimisë kulturore ka qenë e dhimbshme.
Ka qenë një nga vendet që është goditur gjithnjë për arsye të ndryshme, njëherë prej indiferencës nganjëherë me qëllim. Nuk ka një vizion për monumentet. Kemi një muze Kombëtar por nuk kemi muzeologji”.
Akademiku Shaban Sinani tha se “Gjurmët e Via Egnatias është një pasuri për njerëzimin. Vëmendje të posaçme do të donte kisha e Linit apo bazilika sinagogë, unikale do të thosha e Onezmosit. Do të përfshija këtu edhe çfarë lidhet me trashëgiminë e Shën Gjon Vladimirit”.
Në vijim Sinani informoi mbi punën e bërë për shpalljen pasuri e njerëzimit të kulturës. Riteve e këngëve arbëreshe me projektin me emër ‘Moti i madh përtej Skënderbut’. Dhe eposin e kreshnikëve me projektin me emër “Këngë me lahutë e lahuri’.
Sinani sqaroi se “Projekti ‘Moti i Madh’ drejt UNESCO-s u promovua në komunitetet arbëreshë, ka kaluar fazën e pëlqimit në komitetin kombëtar të UNESCO-s të Italisë.
Është një dosje ndërshtetërore. Ndërsa për regjistrimin e këngëve jo vetëm kreshnike, heroike e historike që këndohen me lahutë e lahuri besoj që kemi gjetur termin e duhur për të mos u shfaqur si ballkanas xhelozë ndaj të tjerëve që kanë arritur të regjsitrojnë pasuri të ngjashme”.
Në takim, gazetarët nuk u lejuan të bëjnë pyetje për problematika, pasi organizatorët, thanë se ishte ditë feste./(BalkanWeb)
—————————————————————————————————
LEXO EDHE: Zbulohen objekte të periudhës ilire dhe romake buzë Shkumbinit
Buzë lumit Shkumbin janë zbuluar disa objekte antike që i përkasin periudhës ilire dhe romake.
“Rangersat tanë gjatë monitorimit të Zonave të Mbrojtura kanë zbuluar në afërsi të fshatit Sulzotaj, buzë lumit Shkumbin, disa objekte antike, të cilat iu dhanë për ruajtje Muzeut Historik Lushnjë”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU