Bashkia Devoll ka dhënë alarmin për gjendjen shumë të mjerueshme të shtëpisë së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.
Eduard Duro, kryebashkiaku i Devollit ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa për të nderuar Agollin.
Në fotot shihet gjendja aktuale e shtëpisë së shkrimtarit, i cili ka dhënë një kontribut të vyer në vendin tonë.
E cilësuar si shtëpi-muze, ajo ndodhet pothuajse e shkatërruar në vendlindjen e tij Menkulas.
Askush nuk merret me te.
Më herët, kjo ndërtesë i është nënshtruar një rikonstruksioni.
Ishte hapur vetëm një dhomë, me një fond të krijimtarisë së tij, e cila nuk u mirëmbajt dhe u shkatërrua në pak vite.
Banorët shprehen se është e rëndësishme që të ketë gjurmë të shkrimtarit të njohur në vendlindjen e tij.
Tashmë bashkia Devoll, banorët dhe dashamirësit e Dritëroit mbetet të presin që dikush të kthejë sytë për të bërë këtë investim
Kryebashkiaku Eduard Duro thotë se bashkia është në pamundësi ekonomike te bej dicka.
Përgjegjësinë për muzeun e munguar ia lë në derë ministrisë së Kulturës.
“Detyrimi i bashkisë Devoll është vënia në dispozicion e ndërtesës, pasi kapacitetet për ta kthyer në një qendër muzeale janë të ministrisë së Kulturës,” shprehet Duro.
ObserverKult
Lexo edhe: